Gazpaço me kungulleshka dhe domate

Një recetë e freskët dhe e shëndetshme. Gazpaçoja me kungulleshka dhe domate është e shpejtë në përgatitje dhe shijon shumë në stinën e verës. Shoëqërohet në mënyrë perfekte me bukë të thekur dhe birrë artizanale. Një ide e mirë për një darkë me miqtë e planifikuar në momentin e fundit…

Përbërësit:

  • 3 domate të pjekura mirë
  • 2 qepë të kuqe
  • 2 feta buke
  • 2 kunguj
  • 40 gram rukola
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 6 lugë gjelle uthull e bardhë
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

  • Prisni në copa dy fetat e bukës dhe njomini me 6 lugë uthull të bardhë dhe ½ gote ujë.
  • Lani rukolën dhe prisni në kubikë domatet, kungulleshkat dhe qepët. Lini mënjanë disa nga perimet e prera kurse të tjerat kalojini në mikser.
  • Shtoni bukën, 4 kuba akulli, 6 lugë vaj ulliri eksra të vigjër, kripë dhe piper. Frulojini të gjitha derisa të merrni një masë kremoze fluide. Shërbejeni duke e dekoruar me perimet që latë mënjanë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit