Dietat “idiote”

Diet Fruit in a white background

Ja cilat janë dietat e ashtuquajtura idiote…
Dieta me mollë
 – Dieta e konsumimit të mollëve gjatë gjithë ditës. Molla të jep ndjesinë e ngopjes apo të fryrjes në momentin që e konsumoni, por kjo ndjesi nuk zgjat shumë. Konsusmimi vetëm i mollëve gjatë gjithë ditës shkatërron organizmin tuaj. Ju mund të bini disa kilogramë brenda një jave, por kur të filloni të hani normalisht do të merrni dyfishin e peshës që kishit.

Dieta me uthull – Konsumimi i uthullës pas çdo vakti është praktikuar nga shumë persona, të cilët mendojnë se duke pirë uthull, ushqimi do të tretet. Ndërkohë që uthulla, rrit oreksin dhe shkakton humbje të rezistencës fizike.

Dieta me ujë dhe limon – Të pish ujë me limon esëll të dobëson. Ky është mendimi i gabuar i shumë personave, që e ndjekin këtë dietë. Mëngjesi është vakt i rëndësishëm. Stomaku duhet ushqyer sa më mire, për të patur energji gjatë ditës. Limoni mund të shkaktojë ulçerë të stomakut.

Dieta me ujë të ngrohtë – “Të pish ujë të ngrohtë esëll dhe përpara se të flesh gjumë, të ndihmon të shkrish dhjamin.”, – thonë në mënyrë të gabuar të gjithë ata që e praktikojnë.

Dieta e nje vakti ne ditë – Shumë persona zgjedhin që të hanë vetëm një vakt në ditë (kryesisht darkën), me shpresën se do të dobësohen. Por kjo është një zgjedhje e gabuar dhe jo efektive. Mundohuni të hani pesë herë në ditë dhe në sasi të vogla.

Dieta Dukan – Kjo dietë ka në bazë të saj konsumimin e sa më shumë proteinave (fileto pule,djath) dhe shumë ujë. Shumë mjekë apo dietologë e kanë kritikuar, pasi ka efekte të menjëhershme në veshka.

Të dobësohesh nuk do të thotë të mos hash, por të hash shëndetshëm, shpesh dhe nga pak. Çdo dietë zgjat për një periudhë të shkurtër kohore, gjatë të cilës ju mund t’i humbisni disa kilogramë. Por kur të rifilloni të ushqeheni si më pare, kilogramët e humbur do t’i merrni sërish dhe organizmi juaj do të fillojë të vuajë.