Tronditet bota e futbollit, gjendet i vdekur në hotel kapiteni i Fiorentinës

Gjendet i vdekur kapiteni i Fiorentinës Davide Astori. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se 31-vjeçari u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Udine. Dyshimet e para janë për një atak kardiak që i ka marrë jetën në gjumë.

Davide Astori ka qenë edhe mbrojtës në kombëtaren italiane.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Fiorentinës:

“Fiorentina është thellësisht e tronditur dhe e detyruar të njoftojë se kapiteni Davide Astori ka vdekur,” thuhet në deklaratën e klubit.

i

“Për këtë situatë të tmerrshme dhe delikate, dhe mbi të gjitha nga respekti për familjen e tij, ne apelojmë për ndjeshmërinë e medias”, perfundon deklarata.

Mirror shkruan se ndeshja e sotme e Fiorentinës me Udinese është anuluar pas lajmit tragjik. Astori kishte vetem dy jave qe ishte bere baba./Panorama/