Reagimi i vogëlushit kur sheh motrën e porsalindur bëhet viral

Një fotograf është ndodhur në vendin dhe kohën e duhur kur ka shkrepur foton e cila do të bëhej virale në rrjete sociale brenda pak orësh.

Reagimi i papritur i një vogëlushi teksa pa për herë të parë motrën e  tij të porsalindur po pushton internetin.

Për shumë prindër, të prezantojnë fëmijën e tyre të parë me vëllain apo motrën e vogël është një situatë delikate që duhet menduar mirë.

Ata duhet të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që fëmija i madh të mos ndihet i neglizhuar apo të ndjejë se gjithë vëmendja ka kaluar tek pjestari i ri i familjes.

Por kur fotografi Jordan Burch mbërriti në spitalin Baptist të Florida-s, nuk  e priste që vëllai i madh të reagonte ashtu siç bëri.

“Zakonisht  kur nënat më thërrasin për të fotografuar fëmijët e tyre të porsalindur, nuk e mendon se mund të shkrepësh diçka të tillë.”- u shpreh ai.

Kur 2 vjeçari Jackson hyri në dhomë me të atin ishte i qetë. Derisa u ul pranë të ëmës dhe pa foshnjën.

Vogëlushi nisi të qajë me të madhe dhe  vetëm shihte beben që e ëma mbante në dorë. Ndonëse ai është ende i vogël për ta kuptuar, këto foto do të jenë për shumë gjatë kujtimi më i veçantë mes të treve.

Pasi janë postuar në Facebook komentet dhe reagimet e njerëzve kanë qënë të panumërta. /Anabel.al/