Nëse je kaçurrelse, këtu ke 20 ide në tendencë për të stiluar flokët

Shpesh të konsideruar si të vështirë për t’u menaxhuar, flokët kaçurrelë kanë ‘fatin’ të jenë shumë tërheqës dhe ta bëjnë çdo lloj look-u të veçantë. Nëse doni të ndryshoni look-un e zakonshëm, po ju japim 20 ide për të stiluar flokët kaçurrelë të shkurtër, mesatarë e të gjatë, të marra nga Instagram dhe Pinterest.

Këshilla e parë që ju japim është të mos luftoni kundër kaçurrelave tuaj. Ndiqni natyrën e tyre dhe në bazë të saj zgjidhni edhe prerjen dhe stilimin. Mos u mundoni të ulni volumin, por përkundrazi, ta theksoni akoma më shumë. Për shembull topuzët në flokët kaçurrelë janë vërtet spektakolarë nëse luani me stilimet vertikale. Gjysmë-kapjet dhe gërshetat janë gjithashtu një ide fantastike. Në fund, luani edhe me aksesorët si shalli apo fashat. Për më tepër shihni fotot.