Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori i famshëm i serialeve turke

Kinematografia turke është në zi. Mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në moshë fare të re aktori i famshëm i serialeve turke, Harun Kandemir.

ktori, që është dalluar gjithmonë për gjatësinë e tij, dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Çerkezköy, fill pasi kishte ngrënë darkë.

Familjarët e aktorit kanë lajmëruar menjëherë urgjencën pasi Kandemir është rrëzuar përtokë, por as ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur ta shpëtojë aktorin i cili ka luajtur edhe në serialin “Lugina e Ujqërve”.

/Xing.al/