Muaji mars sjell të reja për çdo shenjë në horoskop! Po me ju ç’do të ndodhë sot?

Dashi 21. mars – 20. prill
Venusi do ketë ndikim shume pozitiv tek jeta juaj në çift gjatë kësaj jave. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat që keni dhe do nxiheni më të plotësuar së më parë. Beqarët do jenë gati të bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin kështu që jeta e tyre do marrë drejtimin e shumëpritur. Në planin financiar do të keni fat me shumicë kështu që do arrini t’i kryeni pa problem të gjitha shpenzimet që keni menduar. Edhe shëndeti do të përmirësohet më shumë dhe do merrni frymë lirisht. Bëni kujdes vetëm nga ndonjë aksident i momentit. Në punë do përkushtoheni më tepër dhe do arrini atë që doni. Jeta familjare do jetë e ngrohtë dhe pa asnjë problem.

 

Demi 21. prill – 21. maj
Jeta juaj ne çift ka për te qëne më e qetë se kurdoherë këtë jave. Nuk do bëni gjera të çmendura me partnerin, por gjithë kohës do ja kaloni mirë së bashku. Beqarët do arrijnë në qiell të shtatë që ditën e mërkurë kur do marrin një propozim mbresëlënës. Në planin financiar do ju ndihmojnë mjaft disa miq ose te afërm kështu që gjendja do përmirësohet goxha. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që tashmë ju të shpenzoni pa masë. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla, por me pak përkujdes do mund ta kaloni çdo gjë. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata që kanë pasur edhe më parë shqetësime nga zemra. Në punë gjërat do ju ecin sipas planeve te bëra. Jeta familjare do jete e këndshme.

 

Binjakët 22. maj – 21. qershor
Gjate kësaj jave do jeni më të drejtpërdrejtë me partnerin. Edhe pse mund te keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël, në fund do zgjidhni gjithçka dhe do ndiheni plotësisht të qetë të dyja palët. Beqarët do dinë gjithmonë si të joshin dhe do arrijnë të bëjnë për vete cilindo person që do pëlqejnë. Pas të enjtes për ta do fillojë një etape e re dhe shumë e bukur. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës kështu që do mund ta bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë. Shëndeti here pas here do ketë probleme të vogla. Nuk do bëni gjumë të rehatshëm dhe do ushqeheni në mënyrë të çekuilibruar. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që doni. Jeta familjare do jetë e ngrohtë.

 

Gaforrja 22. qershor – 22. korrik
Gjatë kësaj periudhe do dini gjithmonë si të veproni për ta mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Marrëdhënia në çift do jetë shumë emocionuese dhe aspak problematike. Beqarët gjithashtu do përjetojnë emocione shumë te forta që ditët e para, pasi do takojnë persona magjepsës. Gjithsesi për të hedhur hapa me rëndësi, mirë është që të presin edhe pak kohë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbrojë, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vone. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe. Familja në harmoni të plotë.

 

Luani 23. korrik – 22. gusht
Ka rrezik që këtë javë jeta juaj në çift të ketë probleme. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni! Për beqaret do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e parë. Për sa i përket financave, do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv, që do ju bëjë të ndiheni më mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Në familje do mbizotërojë harmonia.

 

Virgjëresha 23. gusht – 23. shtator
Marrëdhënia me atë që ndani jetën do jetë mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do të ndodhë por mjafton që rutina do të largohet. Kjo është me e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqarët të kenë takime interesante nëpër vende shumë të veçanta. Përfitoni! Hëna do ju ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mire. Edhe ata që kane pasur shqetësime kohët e fundit do kenë përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do ju bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolegë për gjëra të ndryshme. Familja në përgjithësi do jetë e qetë.

 

Peshorja 24. shtator – 23. tetor
Përfitoni nga influenca pozitive e Merkurit për te përmirësuar jetën tuaj sentimentale. Tregohuni te sinqerte me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do kalojnë javën qe ata prisnin. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin qe po kërkoni. Dëshira juaj për te ndërmarrë rreziqe mund te sjelle përfitime ne planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do kenë vetëm personat qe nuk tregohen te kujdesshëm edhe pse kane pasur shqetësime qe me pare. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jene te ndjeshme. Ne jetën profesionale duhet te merreni me tepër me organizimin e punës. Pritet një periudhe e mire edhe ne familje.

 

Akrepi 24. tetor – 22. nëntor
Jave shume e mire ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te vendosur dhe do bëni disa zgjedhje qe ne fakt duhet t’i kishit bere prej kohesh. Beqaret do fillojnë një lidhje shume pasionante me një person qe ka kohe qe iu ri pas. Ai ne fakt është i gatshëm te beje gjithçka për ta. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te përmirësohet, por mos kërkoni menjëherë te pasuroheni. Për shëndetin do përkujdeseni pafundësisht dhe nuk do anashkaloni asnjë shqetësim. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë kështu qe çdo qellim qe do i vini vetes do e arrini me se miri. Edhe ata qe kane pasur probleme se fundmi do jene me te qete. Për familjen nuk do keni pse te mërziteni.

 

Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor
Shprehini sa te mundni ato qe ndjeni gjithë këtë jave sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta mbani afër partnerin tuaj. Po e late pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë pa e kuptuar. Beqaret do kenë çdo dite takime, por ai mbresëlënësi do realizohet ditën e enjte. Me financat duhet te tregoheni akoma me te matur se me pare. Gjendja nuk do jete e mire për shkak se do ju kërkohet me ngulm te shlyeni borxhet e marra me herët. Gjendja shëndetësore do jete goxha delikate. Mos pini medikamente kot se koti, por flisni sa me pare me një mjek. Ne pune priten ndryshime te mëdha, prandaj do ju duhet shume mund për t’u përshtatur. Ne familje do ketë surpriza mjaft te këndshme.

 

Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar
Lidhja juaj këtë jave nuk do jete aspak e qete. Ne disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju. Kujdes nga pasojat! Takimi qe do bëjnë sot beqaret do jete sensacional dhe do ndiheni mire qe herën e pare. Disa prej peshoreve do ndërmarrin operacione financiare gjate kësaj jave. Ata qe kane ndërmend te blejnë një shtëpi le ta bëjnë pa ngurruar. Shëndeti do jete me i mire se disa dite me pare. Fale mbështetjes se Diellit do jeni edhe me dinamike dhe plot energji. Edhe ne pune çdo gjë do shkoje ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmoje me tepër. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

 

Ujori 21. janar – 19. shkurt
Jave intensive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do ndiheni me gati se kurrë për te marre vendime. Beqaret do lodhen pak, por ne fund do e gjejnë personin i cili do ju përshtatet ne çdo detaj. Ne planin financiar duhet te mateni mire para se te veproni sepse çdo gabim sado i vogël qofte mund t’iu kushtoje rende. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga i ftohti. Ne pune do iu jepen përgjegjësi te reja te cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime te majme nga shefat. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.

 

Peshqit 20. shkurt – 20. mars
Jave shume e nxehte do jete kjo për te dashuruarit. Do i shprehni pafundësisht ndjenjat si ju ashtu edhe partneri kështu qe çdo çast ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret duhet te joshin gjithë kohës pasi asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Kjo jave mund te jete me shume fat për ta. Sektori i financave nuk do jete aspak i keq. Me një menaxhim te mire do arrini te shpenzoni për gjithçka qe do ju duhet dhe do hiqni dhe para mënjanë. Gjendja shëndetësore ka për te qene e kënaqshme dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune duhet te jeni me te gatshëm për sfida dhe detyra te vështira pasi kështu do vlerësoheni edhe me tepër nga shefat. Familja do jete e konsoliduar.

 

/Shije.life