Maskë me patate për të rritur flokët në mënyrë të menjëhershme!

 

Por të gjitha jemi dakord që si floku natyral nuk ka!
Nëse doni që flokët tuaj të zgjaten më shpejtë, pa shumë shpenzime dhe të jenë të shëndetshëm, mjafton t’i trajtoni me një maskë, të cilën mund ta përgatisni fare lehtë në kushte shtëpie.

Ato që ju duhen janë katër kokrra patate, të cilat duhet t’i lani mirë, t’i pastroni dhe t’i prisni në feta mesatare.

Si ta përgatisni:

  1. Hidhini patatet në mikser dhe shtoni gjysmë filxhani ujë, deri sa të krijohet një masë kremoze.
  2. Masën e përftuar aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për afro 25 minuta. Pas kësaj, lajeni kokën normalisht dhe me ujë të vakët.
  3. Nëse mundeni përdoreni këtë maskë çdo ditë, në të kundërt tre herë në javë, pasi lëngu i patates ka veti të papara ushqyese për flokun. Rezultatet? Do t’i shihni brenda pak ditëve.

 

/Shije.life