Lëngu i kockave, sekreti i një shëndeti të mirë dhe imuniteti të fortë. Kështu përgatitet

Prej shekujsh njerëzit e kanë përdorur lëngun e kockave për të shëruar trupin dhe forcuar imunitetin. Lëngu i kockave përmban dy aminoacide thelbësore për ndërtimin e indit lidhor.

Ai përmban gjithçka që i duhet kockave tona, rruazave të gjakut, lëkurës dhe flokëve.

Blerina Bombaj përmes faqes së saj blerinadiet.al  sjell recetën ideale përmes së cilës mund të përgatisni lëng kockash me perime.

Ja receta:

Përbërësit:

-1 kg kocka viçi

-1 karotë e prerë kubik

-2 kërcej selino

-1 qepë

-2 gjethe dafine

-pak majdanoz

-8 gota ujë

Përgatitja:

Vendosni zarzavatet, erëzat, përbërësit në një tenxhere dhe i mbuloni me ujë të ftohtë. I vendosni kapakun dhe e lini të ziejë. Lereni përreth 1.5-2  orë.

Kur të ftohet, largoni zarzavatet e mbetura dhe vendoseni në një shishe me kapak që mbyllet hermetikisht. Mund ta përdorni për supra ose ta konsumoni ashtu siç është.