Kur dhomën e gjumit e arredon sipas shenjës zodiakale, relaksi është i garantuar

Stil modern apo minimal? Arredim eklektik apo elegant? Pëlhura natyrale apo ngjyra-ngjyra? Gjithçka që duhet të bëni është të konsultoheni me shenjën tuaj zodiakale dhe të zbuloni se si do të jetë dhoma juaj ideale e gjumit.

Dashi

Rregull dhe thjeshtësi janë fjalët kyç. Linja moderne dhe elegante pa hequr dorë nga ngjyrat dhe ‘funny’.

Demi

Shijet tuaja të rafinuara kërkojnë komfort, elegancë dhe një stil klasik-modern të linjave të matura dhe aksesorëve luksozë.

Binjakët

Në një lojë perfekte ekuilibrash që konfirmon natyrën e tyre të dyfishtë, për Binjakët është ideale një dhomë e madhe, me dritë, me stil minimal dhe arredim modern.

Gaforrja

Shpirti romantik i Gaforres e gjen relaksin në dhomën e gjumit nëse ka pranë njerëzit e dashur. Për ta është perfekt një shtrat i butë me shumë jastëkë në ngjyra të çelëta.

Luani

Mbreti i Savanës, si në jetën e përditshme, ka nevojë që ta ketë edhe dhomën e gjumit në lartësinë e tij. Iu pëlqejnë elementet folk dhe të guximshme.

Virgjëresha

Shpirti elegant dhe i sofistikuar i Virgjëreshës gjen zbatim edhe në hapësirat dedikuar relaksit. I pëlqen drita, ngjyrat e bardha dhe neturale.

Peshorja

Adhuruesit e të bukurës dhe estetikës së zodiakut kanë nevojë të shfaqin lirnë e tyre absolute dhe të kenë një dhomë boho-chic me disa doza bohemiane, hippie dhe jo shumë të zakonta.

Akrepi

Për Akrepin vetëm ngjyrat e forta e të vendosura dhe hapësirat glamour mund të tregojnë natyrën e tyre pasionante dhe të pavarur.

Shigjetari

I çuditshëm dhe aventurier, Shigjetarit nuk i pëlqen të ndjekë rregullat dhe të miksojë elementet që krijojnë kontrast.

Bricjapi

Dinamike dhe me shumë interesa, kjo shenjë gjen paqe brenda shtëpisë.

Ujori

Kreative dhe ekstravagante, shenja e Ujorit e koncepton estetikën në një spektër të gjerë, brilant, shpesh njëngjyrësh.

Peshqit

Ëndërrues dhe emocionalë, Peshqit kanë një adhurim për stilin naiv dhe bohemian.


Copyright shije.life/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit