Komentuesit e Instagramit flasin keq për Lorin, por Visi nuk rri duarkryq

Nuk është hera e parë që Lori Hoxha shahet e kritikohet në rrjete sociale, por Visi, i dashuri i saj nuk lejon që në Instagramin e tij të flitet keq për të. Ai iu përvesh një komentuesi që i shkruajti: “Je gjithë ky çun, se di si e ke lidh jetën me Lorin. Ajo nuk bën.” “Ajo është një perëndeshë”, iu përgjigj Visi si për t’ia shtuar inatin më shumë shoqëruar me një emoji që e paralajmëron se duhet ta qepë gojën. S’ka shakara në këtë pikë!