Fotoja e Gianni Morandit në tualet po bën xhiron e rrjetit

Aq shumë ka qarkulluar kjo foto e Gianni Morandit, këngëtarit të njohur italian, në Internet, sa e postoi edhe vetë duke rrëfyer historinë e saj. Ai tregoi se ia kishte bërë një fanse e ‘bezdisshme’ gjatë një momenti që ishte në tualetin e Autogrillit. Në fillim ai mërzit, po pastaj e mori me të qeshur. Të ishte një nga këta tanët, kush e di ç’do të kishte bërë.

“11 mars.

Kjo foto po qarkullon në web. Disa ditë më parë në tualetin e një Autogrilli dikush më thirri: Gianni! Unë u ktheva dhe pashë një grua rreth të 40-ave me një telefon në dorë. Në fakt unë e shava dhe Luisa, një fasne pak e bezdisshme e postoi foton në Facebook, duke ngjallur reagime të të gjitha llojeve. Në fillim u mërzita, pastaj e mora me të qeshur se në jetë ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë seriozisht dhe për të vrarë trurin”, ka shkruar këngëtari.