Fiorentina i rinovon përjetë kontratën Astorit, të ardhurat i shkojnë gruas dhe vajzës së vogël

Bota e futbollit humbi dje Davide Astorin, kapitenin e Fiorentinës, i cili u gjet i vdekur në hotelin ku po qëndronte. 31-vjeçari iku duke lënë pas shumë gjëra, ndër të cilët bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël

 
Gjithsesi Astori duhet të prehet i qetë në paqe, pasi për të ardhmen e tyre ka menduar Fiorentina e cila ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me futbollistin, edhe pse ai nuk është më.
Klubi vjollcë ka vendosur që të ardhurat t’i shkojnë pikërisht bashkëshortes dhe vajzës së futbollistit, derisa sa ata të kenë jetë. Një gjest shumë i madh që ka pak nevojë për fjalë./Balkanweb/