E dini sa kohë i është dashur Elvanës për t’u dukur sikur s’ka bërë make up?

Nëse gjatë recitalit të saj të fundit keni thënë ‘Bravo Elvana për pamjen natyrale’, në fakt kjo bravo, shkon për grimieren e saj e cila ka shpenzuar plot 65 minuta për ta bërë të duket e tillë. Sellma Kasumoviq, e ka pohuar vetë këtë fakt përmes një postimi në Instastory. “Pyetjet, mesazhet tuaja sesa kohë na mori realizimi i këtij grimi, përgjigjja është hiç më pak se 65 minuta (pastërtia merr kohë)”, ka thënë ajo në Insta Story.

Ajo e quan këtë stil grimi ‘nomakeupmakeup’. Pastërtia vërtet merr kohë dhe ia vleka të provosh një look të tillë.