Cila hajmali ju sjell fat? Jua zbulon shenja e zodiakut

Prej mijëra vitesh hajmalitë janë përdorur për  të sjellë vibrime pozitive në jetët tona. ‘Magjia’ e hajmalive të fatit është ende e rëndësishme në shoqërinë tonë, ashtu siç ishte për paraardhësit tanë.

Ka zëra që thonë se hajmalia e bazuar në shenjën zodiakale i kanalizon energjitë pozitive në drejtim të jetëve tona nëse e kemi me vete. Mësoni cila është hajmalia juaj dhe mbajeni një të tillë pranë. Do të ndiheni shumë mirë.

Dashi: Çelësi

Dashët ndjekin atë që duan derisa ta kenë të tyren dhe nuk privohen nga pengesat që hasin rrugës. Hajmalia e tyre është çelësi. Romakët e lashtë e shihnin këtë çelës si hapje të portave të qiellit apo universit. Çelësi është gjithashtu shenjë e shëndetit dhe prosperitetit.

Demi: Numri 7

Numri 7 konsiderohet si numri më evolucionar shpirtëror. Jo vetëm në një, por në shumë kultura. Matematikisht, numri 7 gjen një bazë shumë solide dhe konsiderohet një numër shumë i fuqishëm. Grekët e lashtë e quanin gjithashtu numri i përsosur. Veç të tjerash, shumë demë kanë dashuri për numrat dhe matematikën, kështu që i përshtatet më së miri shenjës suaj zodiakale.

Binjakët: Zaret

Zaret kub janë pasioni juaj. Janë shumë të bukur dhe shumë njerëz i përdorin ato si element dekorativ në dhomat e gjumit apo për t’i varur në makinë, por këto zare mund të sjellin shumë fat si hajmali. Duke qenë se njiheni si ndër shenjat më trendy të zodiakut, zaret padyshim janë hajmalia juaj e fatit. Ata janë përdorur për herë të parë nga pilotët sulmues në Luftën e Parë Botërore për t’u sjellë fat.

Gaforrja: Nusepashka

Gaforret ndihen të lumtura kur arrijnë t’i bëjnë të tjerët të lumtur dhe t’i ndihmojnë në çdo mënyrë që munden. Iu pëlqen ta shohin fatin tek gjërat e gjalla, sepse kanë shumë respekt për krijesat e natyrës. Dashurojnë kafshët dhe një nusepashkë do të ishte sjellësja më e mirë e fatit. Do të ndriçonte seriozisht ditën e tyre dhe do t’i bënte të buzëqeshnin duke ju sjellë lumturi dhe prosperitet.

Luani: Gurët e çmuar

Gurët e çmuar i shkojnë Luanit më shumë se çdo shenje tjetër sepse rrezaton dritë, guxim, joshje dhe  dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Ka disa gurë të çmuar që konsiderohen veçanërisht më me fat dhe një prej tyre është qelibari. Një tjetër është dhe zafiri.

Virgjëresha: Hajmalia e syrit të keq

Virgjëreshat ndihen më të sigurta në shtëpi me këtë hajmali. Mbron nga njerëzit dhe energjitë e këqija që ju rrethojnë. Virgjëreshat janë shumë të ndjeshme ndaj energjive të njerëzve që i rrethojnë dhe nuk ka gjë më të përshtatshme për to se sa një hajmali e syrit të keq.

Peshorja: Trekëndëshat

Trekëndëshat konsiderohen domethënës dhe me fat në shumë kultura. Në kohët e lashta mendohej se ata përfaqësonin ciklin e jetës, që nga lindje deri në pjekuri e më tej në vdekje dhe flisnin për marrëdhëniet mes njerëzve dhe perëndive, apo të kësaj bote dhe tjetrës. Duke qenë se peshorja është shenjë ekuilibrit, trekëndëshat janë hajmalia më e mirë e fatit, sepse në thelb janë të gjithë me stabilitet dhe ekuilibër.

Akrepi: Patkua

Akrepët kanë nevojë për një hajmali fati që nuk është e vogël dhe delikate. Një simbol i fatit të madh, forcës dhe krenarisë, patkoi është më i lidhur me fatin se sa me kuajt. Një patkua përdoret për të mbajtur larg energjitë e rënda dhe shpirtrat negativë. Nëse mbani një patkua, sigurohuni që të jetë në drejtimin lart, pra në formë U-je dhe kjo do t’ju garantojë bollëk në gjithçka.

Shigjetari: Këmba e lepurit

Shumë magji i kanë rrënjët e tyre në traditat fetare, por një copë pellush lepuri të mban larg magjive. Duke qenë se shigjetarët janë spiritualë dhe me një mentalitet të hapur, një hajmali e tillë, tradicionale dhe konvencionale, por ekstravagante, do të ishte perfekte për ta.

Bricjapi: Tërfili me 4 fletë

Mendohet që tërfili me katër fletë sjell besimin, shpresën, dashurinë, shëndetin, fatin dhe pasurinë—çka e bën tërfilin me katër fletë një hajmali fatsjellëse për Bricjapët. Të rafinuar në shije, tërfili me katër  fletë është një hajmali unike për Bricjapët.

Ujori: Karkaleci

Karkalecët prej shumë kohësh janë konsideruar një burim i fatti të mirë. Mendohet se tingulli i karkalecave ofron një shoqëri të mirë dhe është konsideruar me fat që në kohët parahistorike. Mund të mbani një foto të këtij insekti në shtëpinë ose portofolin tuaj dhe fati do të jetë me ju!

Peshqit: Kapësja e ëndrrave

Hajmalia e peshqve është kapësja e ëndrrave. Ëndrrat janë shumë të rëndësishme për ta, kështu që hajmali të tilla i ndihmojnë të largojnë makthet dhe të përqëndrohen tek ëndrrat e mira. Duke qenë se janë shtëpia e ëndrrave, një hajmali e tillë është një magji e vërtetë në jetën e tyre. Janë përdorur që në kulturat e lashta indiane dhe shumë gra i mbajnë në formë vathësh.

Cila hajmali ju sjell fat? Jua zbulon shenja e zodiakut