Cheesecake me rikota, dardhë dhe kafe

Aroma e kafesë dhe ëmbëlsia e dardhëve bashkohen në një mbushje kremoze dhe të shijshme. Cheescake me rikota, dardhë dhe kafe është një ëmbëlsirë speciale, skenografike, por dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Shkon për mrekulli me një filxhan çaj, një kafe të gjatë ose një çokollatë të ngrohtë.

Përbërësit:

-8 biskota të thata

-3 lugë kafe ekspresi

-1,5 dl pana e freskët

-2 lugë kafe e bluar imët

-2 dardhë William

-60 gram gjalpë

-480 gram rikota ose djathë kremoz

-3 vezë mesatare

-3 lugë shqer kane

-200 gram sheqer

 

Përgatitja:

Shkrini 60 gram gjalpë, shtojini 2 lugët me kafe pluhur, 8 biskota të thata të grira dhe përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Shtrojeni këtë përbërje në fundin e një tave me diametër 20 cm, duke e përhapur njëtrajtësisht edhe në anët e saj. Pastaj futeni në frigorifer.

Më pas, në mikser bashkoni 480 gram djathë kremoz ose rikota, 3 lugë sheqer kane dhe 2 lugë kafeje kafe të imët. Shtoni edhe 3 vezë dhe 1,5 dl pana të freskët. Përziejini këta ingredient dhe vendoseni përbërjen mbi bazën që futët në frigorifer. Piqeni në 180 gradë për 45 minuta. Kontrolloni pjekien me një kunjë dhëmbësh dhe nëse nuk është gati lëreni edhe për 10 minuta të tjera.

Lëreni të ftohet, hiqeni nga forma dhe futeni në frigorifer. Zjeni 4dl ujë bashkë me sheqerin dhe prisni dardhët në kubikë të vegjël. Hidhini në ujë dardhët, ziejini për 5 minuta dhe kullojini. Derdhni shurupin e tepërt, vazhdoni t’i zieni frutat edhe pak. Pastaj fikni sobën, shtoni kafen pluhur dhe servireni salcën bashkë me cheesecake-n.