Çfarë është Dieta e Hirushes dhe pse njerëzit e urrejnë?

Besojmë se e njihni Hirushen, princeshën klasike të Disney e cila kishte një njerkë të keqe dhe që zana e transformoi në një princeshë duke e bërë princin të dashurohej me të. Tani ka një ‘dietë’ speciale të cilën njerëzit e ndjekin për t’u dukur si ajo dhe nuk është tamam e sigurt.

Dieta e Hirushes e ka origjinën në Japoni dhe nisi si një trend në rrjetin social ‘Tëitter’ një javë më parë. Ajo nxit njerëzit të arrijnë peshën e tyre prej ‘Hirusheje’ e cila kalkulohet duke futur gjatësinë në rrënjë katrore dhe duke e shumëzaur me 18. kjo gjë mesa duket mat BMI (indeksin e masës dhjamore) e cila është rreth 18 dhe nuk konsiderohet si një ide e mirë, pasi i vendos njerëzit në një kategori ‘nënpeshë’.

Shumë njerëz e kanë llogaritur atë dhe kanë kuptuar që nuk është një ide e mirë.

Efektet anësore të Dietës së Hirushes

Me BMI poshtë 18-ës, ju i ngarkoni stres të shtuar sistemit kardiovaskular dhe truri shfrytëzon muskujt për t’u furnizuar. Zemra është e ndërtuar prej muskulit, shpjegon Keatly, mjeke klinike nga Nju Jork dhe një peshë e ulët trupore mund të dobësojë zemrën. Shqetësime të tjera mund të jenë ulja e sistemit imunitar, çka ju bën të prirur të sëmureni kollaj, ose prodhim jokorrekt hormonesh.

Princeshat e Disneyt vijnë në të gjitha masat, format dhe ngjyrat duke përqafuar të gjitha vlerat e së bukurës—vendosmërinë, kurajën, hijeshinë dhe pavarësinë. Dhe këto janë më të bukura se sa të vdesësh urie për të arritur një qasje aspak realiste të bukurisë.

Copyright shije.life/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit