Buka tradicionale e Pashkëve

Po ju tregojmë recetën e bukës së Pashkëve në kushtet e shtëpisë. Aroma e saj është unike dhe i jep tjetër dimension atmosferës së festës.

Përbërësit për 8 persona:

-380 gram miell

-100 gram gjalpë

-1 lekure e grirë portokalli

-150 gram bajame

-1 gotë  të vogël liker me shije bajamesh

-1 gotë qumësht

-pak kripë

-3 vezë

-200 gram sheqer

-1 limon

-100 gram lëkurë portokalli e sheqerosur

-1 bustinë maja pluhur

-100 gram sheqer në kokrra të mëdha për dekor (si në foto)

Sheqeri ne copeza

Përgatitja

1)Ndajeni gjalpin në kubikë të vegjël, hidheni në një enë dhe punojeni me mikser elektrik. Thyeni tre vezë duke ndarë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat shtojani gjalpit kurse të bardhat lërini mënjanë. Rrihini të verdhat bashkë me gjalpin dhe shtoni 100 gram sheqer gradualisht. Vazhdoni ta punoni derisa përbërja të bëhet shkumoze.

2)Grini 50 gram bajame dhe prisni 100 gramë lëkurë portokalli të sheqerosura në kube të vogla. Spërkatini me 30 gram miell për t’u hequr lagështinë e tepërt. Shtojini tek përbërja e përgatitur, shtoni edhe lëkurën e limonit e të portokallit, gotën e likerit dhe përzieni gjithçka.

3)Shtoni miellin e mbetur së bashku me një bustinë maja. Ndërkohë zbusni përgatitjen duke shtuar dalëngadalë 1 gotë qumësht. Punojeni brumin me mikserin elektrik për të paktë një minut. Shtoni pak kripë tek të bardhat e vezëve dhe rrihini derisa të bëhen marengë. Pastaj shtojuani brumit duke i përzier nga poshtë-lart me një sptaul.

4)Hidheni brumin në një letër pjekjeje si në figurë. (Letra të tilla i gjeni në supermarkete ose dyqane ushqimore). Niveloni sipërfaqen me një spatul me kujdes. Spërkateni bukën me bajamet e mbetura dhe sheqerin kokërr. Piqeni në një furrë të nxehur në 170 gradë në një orë. Kontrolloni pjekjen me një kruajtëse dhëmbësh duke e futur në qendër të bukës.

Copyright shije.life/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit