Besiana Kadare dhe Fadil Berisha bashkojnë shqiptarët në një festë për nder të Ermonela Jahos

Besiana Kadare, ambasadorja shqiptare në misionin përanë United Nations dhe e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, së bashku me fotografin Fadil Berisha kanë organizuar një festë në nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Maestro Shpëtim Saraçi, i ftuar në këtë event së bashku me bashkëshorten, Mira Konçi, na ka zbuluar disa foto nga festa në Facebook. Ai gjithashtu na tregoi se Ermonela dhe Mira kanë qenë shoqe që në fëmijëri, kur këndonin të dyja tek Pallati i Pionierit.

Mira Konci, Ermonela Jaho, Besiana Kadare
Mira Konci, Ermonela Jaho, Fadil Berisha
Shpetim Saraci, Mira Konci, Ermonela Jaho, Besiana Kadare, Ergin Oda dhe Fadil Berisha