Besi uron 3 gratë e jetës, por harron njërën. Dhe me të drejtë ajo ia qëndisi dy fjalë

Sot është ditë urimesh për gratë dhe Bes Kallaku e bëri urimin e tij. Në një foto ku kishte bashkuar gjyshen, Ijen, mamin dhe Xhensilën ai i uroi të treja, por me sa duket motrës së Besit, Anës, i ka ngelur qejfi që nuk ishte dhe ajo pjesë e urimit. Madje ia ka qëndisur dy fjalë publikisht: “Po mua lopa më ka bërë? Hajde se flasim zemra motrës,”- i ka shkruar ajo, sigurisht me humor, sepse dashuria e saj për Besin është përtej çdo postimi në Instagram.