8 arsyet kozmike pse Universi dërgon njerëz në jetën tonë

Gjatë jetës takojmë shumë njerëz. Disa prej tyre janë të destinuar për të qëndruar me ne deri në fund, disa vetëm për pak kohë.  Ndodh shumë herë që, i duam shumë ata të cilët ikin prej nesh, por mësimi që na japin qëndron përgjithmonë.  Ndonjëherë na duket se, në një moment të caktuar, si me magji, vjen personi më i mrekullueshëm ose befas, na gjendet pranë njeriu më toksik që kemi njohur. Dhe ti nuk di si ta vazhdosh jetën tënde pa u ndikuar nga ky person, qoftë për mirë a për keq. E vërteta është se këto dilema tregojnë se ti po rritesh në atë që je destinuar të jesh: Një qenie e përsosur e me vetëdije të lartë.  Më poshtë gjeni një listë arsyesh, përse njerëzit vijnë në jetën tonë. Shpresoj që ajo t’ju bëjë të kuptoni se ne njerëzit jemi të lidhur.

1.Për të na ”zgjuar” brenda: Këta lloj njerëzish, na bëjnë t’i shtrojmë vetes pyetje, të cilat na ndihmojnë të gjejmë pjesë të saj. Nuk është e thënë që këta njerëz të jenë doemos persona që ju pëlqejnë.

2.Të na ngrohin zemrat: Këta janë njerëz që zakonisht vijnë kur ne jemi të mërzitur. Ndajnë kohë me ne dhe bëjnë gjëra, ndoshta të vogla, por që bëjnë diferencën.
3.Të jenë aty për ne: Disa njerëz bëhen pjesë e jetës sonë vetëm për një periudhë të saj. Por, ata vijnë për ne përmes gjërave që jeta hedh në rrugën tonë. Këta janë miqtë, familja apo edhe i/e dashura. Ata janë ”sistemi ynë mbështëtës”.
4.Të na japin një mësim:  Ndonjëherë, këto leksione janë shumë të vështira për t’u marrë dhe ndonjëherë, personat që jua përcjellin, nuk janë të dashur për ju. Varet gjithçka se çfarë Universi po përpiqet t’ju mësojë.
5.Na ndihmojnë të rritemi: Këta janë njerëz që na thyejnë zemrën me largimin e tyre. E rëndësishme është që pas çdo humbjeje, të marrim mësimin e duhur dhe të ngrihemi në një tjetër fazë të vetëdijes.
6.Të na kujtojnë:  Këta lloj personazhesh na sjellin mendime në kokë, të cilat ne mund t’i kemi fshirë. Ata na kujtojnë që nuk jemi vetëm dhe se mund të mbështetemi tek në kohë nevoje.
7.Të na tregojnë që ne nuk meritojmë: Nëse ju ka rastisur të ndjeheni në mënyrë të pamerituar, të lënduar, kjo do t’ju bëjë të reflektoni që të mos bëni edhe ju të njëjtën gjë me të tjerët.
8.Të mësojnë prej nesh: Nuk janë vetëm të tjerët që kanë gjëra për të na mësuar, gjithashtu edhe ne kemi disa për t’ua dhënë të tjerëve. Në jemi të aftë për të dhënë leksione kohë pas kohe dhe Universi shpesh na dërgon njerëz, të cilët kanë nevojë të dëgjojnë e mësojnë prej nesh./Living.al/