6 simptoma të herpesit gjenital të cilat gratë i injorojnë

Cili është imazhi i parë që ju vjen në mendje kur mendoni për herpesin? Për mjekët është një trëndafil. (Po, kjo lule e bukur).

‘Përshkrimi klasik i herpesit gjenital është ‘pika e vesës në një petal trëndafili”’, shprehet Peter Leone, profesor i UNC School of Medicine. “Këto ‘pikëza’ zhvillohen në një bazë të skuqur e cila është e dhimbshme—dhe nëse e vëreni diçka të tillë, mundësia që të keni herpes është shumë e lartë.”

Problemi është se shumica e njerëzve me herpes gjenital nuk kanë simptoma. Herpesi është një sëmundje seksualisht e transmetueshme shumë e zakontë dhe një në 6 vetë preket nga kjo sëmundje. Por njerëzit thjesht nuk e dinë këtë.

Herpesi gjenital përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë dhe shkaktohet nga dy lloje të viruseve: ‘herpes simplex virus type 1’ (HSV-1) dhe ‘herpes simplex virus type 2 (HSV-2). Lloji i herpesit që keni përcakton edhe mënyrën e trajtimit.

Herpesi nuk shërohet, por mos u frikësoni: është totalisht e mundur ta menaxhoni me ndihmën e medikamenteve antiviarle dhe terapive të përditshme supresive. Dhe sigurisht që mund të keni një  jetë seksuale normale.

Zakonisht mjekët nuk testojnë për herpes nëse një grua nuk shfaq simptoma dhe kjo është arsyeja pse shumë gra nuk e dinë që janë me herpes.

Në Shtetet e Bashkuara, 87% e të infektuarave nga 14-49 vjeç me HSV-2 nuk janë diagnostikuar kurrë, sipas CDC.

Por nëse jeni kurioze ose të shqetësuara, ja cilat janë simptomat më të hershme të herpesit tek gratë:

Puçrra—dhe jo vetëm në fytyrën tuaj

Të paktën nuk janë aq të dukshme sa një puçërr e madhe në ballë. Këto puçrra të vogla nuk dalin gjithmonë, por kur shfaqen, tregojnë se keni një shans të madh të keni herpes gjenital. Të tilla puçrra nuk shfaqen domosdoshmërisht në zonën gjenitale, ato mund të shfaqen edhe në zonën e jashtme, ose pranë anusit.

Ndjesi pickimi

Ndodh në gjithë zonën e prekur; organe gjenitale, prapanicë, ose kofshë. Pickimi është një nga simpotmat e para të herpesit tek femrat, kështu që nëse ndiheni ‘çuditshëm’ atje poshtë, bëhuni të vëmendshme.

Irritim ose kruarje në zonat intime

Ndonjëherë gratë e injorojnë këtë, por një ndjesi e tillë shpesh është një simptomë e herpesit gjenital tek gratë.

Ndjesi e të qenit me grip

Po. Rreth 70% e grave ndihen sikur janë me grip, kanë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, ethe dhe gjëndra të fryra gjatë shpërthimit të herpesit të parë. Kështu që është gjithmonë mirë të kontrollohet.

Një dhimbje e vazhdueshme në pelvis

Në periudhën e menstruacioneve, gjatë seksit, apo në rast sekrecionesh të çuditshme, ju mund të keni cervicitis—një inflamacion i qafës së mitrës i cili shkaktohet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, përfshirë edhe herpesin dhe largohet nëse ky infeksion trajtohet.

Dhimbje gjatë urinimit

Kur puçrra të tilla preken nga urina, shkaktohet djegie, çka nuk është aspak e këndshme, prandaj shkoni tek mjeku për të zbuluar çfarë nuk shkon./Copyright Shije.life/