Pranojeni! Edhe ju i shmangni këto 10 rregulla gjatë dietave

Llojet e dietave janë të shumta. Po ashtu edhe ankesat se nuk po biem dot në peshë. Shkaktari? Janë 10 rregulla që ju po i anashkaloni. Ja cilat janë ato.

-Nevojitet që të hahet ajo që është përcaktuar në menutë e përditshme, pa bërë zëvendësime.
-Nuk duhet të pimë asgjë alkoolike.
-Nga një vakt tek tjetri mund të hahet vetëm selino dhe karrota, pa kufizim sasie.
-Mund të pihet vetëm uji, çaji dhe kafja pa sheqer si dhe uji tonik.
-Sallatat nuk duhet të përzihen asnjëherë me vaj ose majonezë.
-As perimet e pjekura nuk mund të gatuhen me yndyrë.
-Mishit të kuq duhet t’i heqim dhjamin. Mishit të pulës duhet ti heqim lëkurën. Pjekjet bëhen pa i hedhur yndyrë.
-Mund të hahet më pak nga sa tregohet në menu por asnjëherë më shumë.
-Mos përdor truke të tilla: Sot po ha më shumë, meqë dje hëngra më pak. Vakti duhet mbyllur sapo të ndihesh i ngopur.
-Pas dy javësh në dietë, duhet të bësh një ndërprerje prej 14 ditësh. Vetëm pas këtij pushimi mund ta rifilloni përsëri. /Shije.al/