Pasta me fileto pule, presh dhe pana

Besojmë se një ndër pjatat që pëlqehet më shumë dhe nuk merr kurrë rezfuzime është ajo e makaronave, e cila fatmirësisht vjen në shije dhe receta të ndryshme. Shije.life sot do t’ju sugjerojë pasta me fileto pule, presh dhe pana, një version jo shumë i përhapur dhe i provuar. Ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes dhe shijojeni:

Përbërësit:

  • 500 gr makarona sipas dëshirës,
  • 1 presh,
  • 200 gr fileto pule,
  • 200 ml pana,
  • 5 lugë vaj ulliri,
  • piper.

Përgatitja:

  1. Grijmë imët preshin vetëm pjesën e bardhë. Në një tigan hedhim vajin, skuqim preshin derisa të zverdhet dhe më pas presim në copa të vogla fileton, të cilën e skuqim bashkë me preshin.
  2. Hedhim piper, kripë dhe 1 gotë ujë. I lëmë të ziejnë ngadalë dhe kur të shterojë uji hedhim panën.
  3. Ndërkohë ngrohim ujin për makarona, hedhim kripë e pasi të ketë zierë uji hedhim makaronat.
  4. Kur ato të jenë gati, hedhim salcën e përgatitur dhe majdanoz sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

 

/Shije.life