Nëse keni këtë ndjesi gjatë natës, mund të jetë diçka serioze

Statistikisht, mbi 5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga sindroma e këmbëve që nuk “qetësohen” ose (restless leg sindrome). Ky çrregullim është shumë i zakonshëm në ShBA aq sa 1 në 10 veta vuajnë nga këto simptoma.

-Simptomat e këmbëve që nuk “qetësohen”

-Kruajtje

-Ndjesi e parehatshme tek këmbët

-Dëshirë për të tundur këmbët

-Dhimbje në këmbë

Këto simptoma theksojmë se janë kryesisht prezente gjatë natës. Edhe pse ky çrregullim nuk është shumë serioz, gjithsesi kthehet në një bezdisje e cila pengon në performativitetin e disa aktiviteteve të veçanta.

Ka dy forma të ndryshme të kësaj sëmundjeje: primare dhe sekonadre. Shkaktarët janë plotësisht të kundërt në secilin nga rastet.

Më qartësisht, sindroma primare e këmbëve që nuk qetësohen si shkaktar i saj fshihet pjesa e trurit e cila ka të bëjë me përcaktimin. Ndërsa sindroma sekondare ka disa shkaktarë të tjerë si mosfunksionim i veshkave, nervat periferike të dëmtuara, sëmundje degjeneruese të shpinës, anemi dhe shtatzani./Shije.al/