Ja si i arriti Dakota Johnson format perfekte në Fifty Shades Freed

Kohët e fundit të pasurit një trup me forma duket se është kthyer në trend, jo vetëm për personazhet publik por dhe për njerëzit e thjeshtë. Të gjitha vajzat ëndërrojnë të kenë trup dhe linjat perfekte, për t’u ndjerë mirë por mbi të gjitha për t’u dukur tërheqëse. Të arrish trupin e dëshiruar duket se nuk është e pamundur, mjafton vullneti dhe dëshira.

Këtë na e tregon më së miri protagonistja e Fifty Shades Freed, aktorja Dakota Johnson. Do pyesin veten me të drejtë si arriti ajo ta sillte trupin e saj në formë për rolin Anës në filmin e famshëm?

1-Dakota filloi të trajnohej në vitin 2016 për filmin e 2018-ës. Pra dy vite punë intensive. Ajo zgjodhi të njëjtin trajner me Jessica Albën, Ramona Braganza, themeluesi i 3-2-1 Fitness Training Method.

2-Dakota u ushtrua pesë herë në javë për 30 deri në 60 minuta në ditë. `Në muajt e parë filluam trajnimin intensivisht, më vonë e reduktuam në 30 minuta,-shpjegon Ramona. Asaj i pëlqente të bënte ushtrime të ndryshme, e sidomos joga, pavarësisht mungesës së gjumit për shkak të xhirimeve. Ushqimi i shëndetshëm ishte një tjetër meritë për arritjen e rezultateve që ajo dëshironte.

3-Dakota u mësua shumë shpejt me mënyrën e re të të ushqyerit dhe e mbajti këtë regjim për muaj me rradhë. Dakota ishte shumë e kënaqur me trupin e saj të ri. `Muskujt e barkut ishin shumë të rëndësishëm për të, ajo ndihej krenare dhe e sigurt ne vetvete`,- tregon Ramona. Prandaj vajza, nëse dëshironi një trup joshës dhe me forma filloni të ushtroheni, me pak punë çdo gjë arrihet./Revista Class/