Lodhuni kot! Meshkujt nuk i kuptojnë këto gjëra rreth menstruacioneve

Kemi shumë dëshirë t’ua shpjegojmë: Ditët e menstruacioneve janë të dhimbshme për shumë gra, për të mos folur për humorin e keq. Sa herë jeni ndier të pakutptuara nga partneri/shefi/miku kur është fjala për menstruacionet? Si të ishte një justifikim për të mos shkuar në shtrat…

Ti shkon dhe i thua partnerit tënd që ke ulje-ngritje humori, ngërçe të dhimbshme në bark, uri, lodhje, dhimbje koke, rritim dhe këto janë simptoma reale. Por për shumë meshkuj është thjesht një ekzagjerim. Për fat të mirë, së fundi menstruacionet janë kthyer në një temë për të cilën kanë folur edhe personazhe publikë. Për shembull modelja Emily Ratajkoëski, e intervistuar nga kolegia Natalia Vodianova për një fushatë dedikuar shëndetit të gruas, ka treguar se ka përjetuar shumë vështirësi me menstruacionet gjatë kohës kur ishte adoleshentte, duke përmendur didsa episode të sikletshme.

‘Shpesh cikli perceptohet ende si tabu’, ka theksuar top-modelja.

‘Një simptomë e lehtë e dhimbjeve të nivelit të pelvikut konsiderohet normale gjatë ditëve të para të ciklit’, shpjegon stafi i Clinica Asisa Care për Vanitty Fair Italia. “Shpesh ndodh në harkun e 24 orëve  dhe u atribuohet ndryshime inflamatore fiziologjike në nivelin e mitrë, duke përfshirë edhe ndryshimet e estrogjenit dhe progresteronit. Nëse kjo simptomë vazhdon për më shumë ditë, duke përfshirë edhe pjesë të tjera të trupit dhe duke u rritur deri në nevojën për qetësues kundra dhimbjeve, mund të ndodhë për shkak të problematikave si endometrioza, fibromatoza terine, variet pelvike, cistet në vezore, etj. Në këto raste rekomandohet një vizitë nga një specialist. Disa gra përjetojnë edhe dhimbje veshkash, mesi apo gjymtyrësh”.

Pra burra të dashur, gratë vuajnë vërtet!

Për t’i zbutur pak dhimbjet dhe për ta jetuar më lehtë e më qetë fazën e ciklit, mjekët e këtij stafi japin disa këshilla.

Vendosni një borsë me ujë të ngrohtë në pjesën e barkut për 10 minuta. Ngrohtësia çliron ngërçet dhe zbut dhimbjet.

Aktiviteti fizik ndihmon në kontrastimin e dhimbjeve menstruale dhe në pjesën më të madhe të rasteve evitojnë simptomat e pakëndshme të atyre ditëve. Pa e tepruar.

Mjekime natyrale. Shumë çajra ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale për shkak të veprimit antispastik. Provoni çajin me bazë xhinxheri, kanelle, kamomili, finoku e mesteje.

Më shumë Omega 3 në tavolinë. Eleminoni sheqernat, alkoolin dhe kripën nga dieta dhe integroni pjata mtë pasura me omega 3 dhe vitamina C dhe E, apo ushqime të pasura me serotoninë si domatet dhe avokadot.

Higjena intime. Këto ditë përdorni një larës me pH neutral dhe evitoni dushet vaginale. Dëmtojnë florën vaginale dhe favorizojnë hyrjen e mikrobeve duke shkaktuar infeksione.

Pushimi i mirë bën mrekullia edhe gjatë menstruacioneve. Duhet të flini të paktën 7 orë gjatë natës dhe nëse jeni të lodhura mbani në dhomë një aparat lagështie dhe shtojini disa pika vaji esencial livande. Ka veprim qetësues.