Pozicione të thjeshta Yoga që ju ndihmojnë ta keni barkun petë

Deri tani dinim gjërat më elementare të yogës: që të s’lodh, të rregullon qëndrimin e trupit dhe elasticitetit. Por a na ndihmon yoga për të humbur kile?

Përgjigja është po. Çfarëdolloj ushtrimi. yoge që të bëni, do të nxisë metabolizmin. Yoga na ndihmon që të realaksohemi dhe kur relaksohemi, niveli i stresit ulet, çka bën që të humbasim më shumë kile. Këtë gjë e thonë edhe instruktorët më të njohur të Yoga-s të cilat na tregojnë disa ushtrime. Ndiqini hap pas hapi dhe sigurohuni që të keni kuptuar se si duhet ta zbatoni secilin prej tyre. Përsëritini ushtrimet 3-4 herë në javë për 45 minuta. Do t’ju duhet një tapet fintess-i për të kryer këto ushtrime.

1- Shtrijini duart përpara, përkulni gjunjët dhe përkulni vithet. Gjunjët nuk duhet të kalojnë majat e gishtave, por duhet të kenë një drejtim me to.

2-Shtrijini këmbët, përkulni trupin para dhe ulni duart drejt me vithet. Këmbën e djathtë nxirreni pas.

 

3-Përkulni këmbën e djathtë dhe qëndroni në majë të gishtave. Këmba tjetër duhet të qëndrojë normalisht dhe duart duhet të jenë të tendosura mbi kokë.

4-Ngrihuni në këmbë, tendosini këmbët, përkulni trupin para, vendosni duar në vithe dhe kalojeni këmbën e parë nga pas.

5-Tendosni duart përpara, përthyeni gjunjët dhe ulni vithet. Kujdesu që gjunjët të jenë në një drejtim me majat e gishtave.

6-Tendosni këmbët dhe përkulni trupin para derisa pëllëmbët të puthin tokën.

7-Bëni një kërcim të vogël.

8-Tendosni këmbët nga pas dhe qëndroni me majat e gishtave.

9-Përthyejini bërrylat dhe afroni gjoksin pranë tokës.

10Tendosini bërrylat.

11-Me një kërcim të vogël, afroni këmbët tek duart.

12-Tendosini duart përpara, përthyeni gjunjët dhe ulni vithet. Kujdesuni që gjunjët të mos kalojnë majat e gishtave.

13-Qëndroni drejt dhe përsëritini ushtrimet nga fillimi.

Copyright shije.life / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit