Masturbimi kuron ankthin, ndihmon gjumin dhe jetën seksuale. Po pse gratë nuk e bëjnë?

Seksi solo ende është i stigmatizuar, edhe pse ka benefite të mëdha shëndetësore dhe po fiton shumë vëmendje në kulturën pop. Pas shumë shekujsh i trajtuar si një akt për të cilin nuk duhet të flitet, masturbimi tek femrat po trondit themelet e kësaj kulture.

Aktorja-këngëtare Hailee Steinfeld praktikon seksin solo në baladën e saj ‘Love Myself’. Dhe në një prej numrave të fundit të revistës ‘Bust’, ylli i ‘Jane the Virgin’ Gina Rodriguez publikisht ka deklaruar se dikur ndiej fajtore për dashurinë ndaj vetes. Mesazhi është i qartë: Çdokush e bën. Apo jo? Epo, jo të gjithë.

Në një sondazh të ri në Shtetet e Bashkuara, një në pesë gra kanë deklaruar se nuk janë masturbuar kurrë gjatë jetës së tyre. Kurrën e kurrës. Është e dukshme pra që masturbimi si një prej llojeve më të sigurt të seksit i cili gjithashtu premton përfitime shëndetësore që nga gjumi më i mirë tek zvogëlimi i dhimbjeve menstruale dhe mund të ndihmojë gratë gjithashtu të kuptojnë më mirë seksualitetin e tyre. Pra, pse nuk po rritet numri i grave që i japin vetes një dorë?

Kërkimet e kryera në Indiana University anketuan 2.000 burra dhe gra të moshave 18-91 vjeç për të parë interesin dhe pjesëmarrjen e tyre në më shumë se 50 sjellje seksuale, nga seksi anal deri tek seksi në ambientet publike. Këto vëzhgime janë kryer në konfidencialitetet.

“Pjesa më e madhe e grave e kanë bërë”, shprehet autori kryesor i studimit, Debby Herbenik, ‘por pjesa më e madhe e grave janë rritur me idenë se kjo ju bën ‘të trishtuar’ ose ‘të mbingarkuar nga ana seksuale’”.

Studimi nuk kërkoi nga pjesmarrësit përgigje të kualifikuara, por profesionistët e shëndetit seksual kanë disa teori pse shumë gra nuk e kanë provuar kurrë –dhe disa këshilla praktike për gratë e interesuara për ta provuar për herë të parë.

Së pari, duhet të përballesh me stigmatizimin. Mund t’i krijoni vetes një mbrëmje komode me qirinj të ndezur, një gocë deti para duke shkuar ngadalë drejt seksit solo, por konceptet e kulturës pop për masturbimin e grave janë ende të reja.

Disa teori pranojnë se disa gra masturbohen rregullisht, si një ritual i zakonshëm i kujdesit ndaj vetes, ashtu siç është trajtimi i thonjve apo palestra. Një studim i vitit 2002 tregoi se tek nxënësit e moshës së gjimnazit, femrat komunikonin më shumë se sa meshkujt për të gjitha temat e seksit, përveç masturbimit.

Për shumë gra që praktikojnë besimet fetuare, masturbimi nuk është thjesht i stigmatizuar, por është i ndaluar. Shumë besime fetare e konsiderojnë masturbimin si mëkat duke mësuar se kënaqësitë seksuale mund të ndodhin vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Më shumë se çdo gjë tjetër, gratë thjesht janë të pa edukuara rreth masturbimit. Lëndët e gjimnazeve shumë rrallë i mësojnë nxënësit rreth anatomisë së vaginës apo klitorisit ose të përmendin kënaqësinë.

“ Kënaqësia femërore ka qenë e stigmatizuarpër një kohë të gjatë, por është diçka emocionuese që gjërat po ndryshojnë”, është shprehur një ndër studiuesit. Masturbimi nuk është për të gjitha dhe jo grua përpiqet ta tentojë: Kultura jonë ka një histori të gjatë mes përpjekjeve për të pranuar realitetin se gratë e pëlqejnë seksin po aq sa burrat dhe mund t’i kënaqin edhe vetë dëshirat e tyre. Ne mendojmë se tabuja aktuale rreth kënaqësisë seksuale të grave do të duket absurde në të ardhmen”, është shprehur autori i studimit.

Copyright shije.life / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit