Kur duhet evituar palestra?

Ja, cilat janë momentet ku duhet t’i thoni ‘jo’ palestrës, sipas “Huffington Post”; në rast se do të keni këto pesë probleme jeni të justifikuar për të lenë palestrën dhe aktivitetin tuaj fizik.

Kur jeni sëmurë

Dhimbjet e trupit, ethet dhe temperatura, diarreja etj., përkeqësohen edhe më shumë me palestër, prandaj duhet evituar në ditët kur jeni sëmurë.

Pagjumësia ose gjumi jo i mirë

Kur nuk keni fjetur mirë apo nuk keni fjetur fare një natë më parë, nuk do të jeni në gjendje të ushtroheni në palestër, pasi ju e dini se ccfarë lodhjeje dhe mungese përqëndrimi shkakton pagjumësia.

Dhimbje të vazhdueshme

Duhet evituar palestra kur vazhdoni të keni akoma dhimbje nga ushtrimet e ditëve më parë.

Dëmtime

Nuk lejohet të ushtroheni në palestër, në rast se jeni vrarë ose keni dëmtuar gjymtyrët e trupit tuaj.

Sfida

Kur palestra është kthyer në qëllim në vetvete, mirë është të shkëputeni prej saj, sepse ju nuk jeni atletë.