Këshillat e psikologut: Nuk vuani nga depresioni, jeni të rrethuar nga budallenj!

467180763

Ditët e sotme, depresioni konsiderohet si gjendje të cilën e hasim pothuaj çdo ditë, pa marrë parasysh që jetojmë në një shoqëri të sunduara nga vlera të vështira për t’u arritur dhe përballemi me padrejtësitë në çdo hap. Por nëse ndiheni keq dhe gjykoni veten për këtë, psikologët kanë disa këshilla për ju.

Elvira Aleta, psikologe dhe autore e uebsajtit Exploreëhasnext ka një këshillë që dëshiron ta ndajë me të gjithë njerëzit e mirë. Shkurt, këshilla është: “Mos u shqetëso, nuk është faji yt”.

“Para se t’i caktoni vetes diagnozën se vuani nga depresioni apo keni një vetëbesim të ulët, pyeteni veten si fillim nëse jeni të rrethuar nga budallenjtë”-William Gibson.

Shumë prej nesh do të gjejnë veten në këtë shprehje. Mendoni për përvojat tuaja të kaluara. sa herë ka ndodhur që sjellja e dikujt tjetër të ndikojë në gjendjen tuaj të humorit? Sa herë keni dashur t’i jepni fund marrëdhënies suaj ose të hiqni dorë nga një miqësi sepse dëmton vetëbesimin tuaj? Njerëzit mund të tregojnë ligësinë, keqdashjen dhe marrëzinë e tyre në mënyra të ndryshme.

Budallenjtë e shijojnë budallikun e tyre

Kur flasim për budallikun, nuk e kemi fjalën për inteligjencën e ulët. Mendoni për përvojat tuaja të kaluara. Askush nuk është aq i zgjuar sa të dijë gjithçka. Niseni nga vetja. Kur nuk e dini diçka, pranojeni. E rëndësishme është të mos u jepni të tjerëve leksione për diçka që as vetë nuk e dini mirë. Megjithatë kjo nuk do t’i ndalojë budallenjtë së treguari ‘dijet e tyre’. Ata janë qëllimisht budallenj dhe e shijojnë këtë.

Budallenjtë janë të zhurmshëm dhe ‘ulëritës’

A mund të jenë njerëzit budallenj të qetë dhe të ndrojtur? Ndoshta, por është e vështirë të kujtosh shembuj të tinë. Shumica prej tyre nuk janë të interesuar për të dëgjuar biseda. Ata gjithmonë mbajnë monologje, bërtasin, ndërhyjnë në hapësirën tuaj personale dhe nuk janë të vetëdijshëm se po e bëjnë këtë. Ka mundësi që e bëjnë këtë vetëm për t’ju trembur. Në çdo rast, është dëmshme për ju.

Njerëzit budallenj janë egoistë

Ata kujdesen vetëm për veten. Ata merren me mendimet, ndjenjat dhe sukseset e të tjerëve dhe kështu ‘mbushin’ vetveten e tyre dhe e konsiderojnë veten më të vlefshëm se të tjerët.

Pse njerëzit budallenj na bëjnë të ndihemi depresivë?

Nëse jeni të rrethuar nga njerëz budallenj gjatë gjithë kohës, ata ndikojnë në vetëbesimin tuaj. Prindërit na mësojnë të jemi të sjellshëm, të mirë, t’i dëgjojmë dhe respektojmë të tjrët. Ne e respektojmë mendimin e të tjerëve edhe kur nuk pajtohemi me të. Njerëzit e mirë nuk ‘çmenden’ kollaj dhe kanë tendencën të theksojnë cilësitë pozitive të tjerëve.

Sjelljet e njerëzve budallenj na bëjnë të ndihemi budallenj, sepse ne e lejojmë. Kur kemi të bëjmë me njerëz të tillë, vetëbesimi ynë zvogëlohet me kalimin e kohës, ndihemi të lodhur, të trishtuar dhe depresivë. Abuzimi kronik emocional mund të shkaktojë depresion.

Çfarë duhet të bëni për veten tuaj?

Jini të sinqertë me veten. Pasi ta keni kuptuar situatën reale, do ta keni më të lehtë të riktheni vetëbesimin. Shpenzoni më pak kohë me atë person. Kujdesuni për veten. Kaloni kohë vetëm me nejrëz që ju bën të ndiheni mirë, edhe nëse bëhet fjalë për qenin ose macen tuaj. Tani që jeni në gjendje t’i njihni këta njerëz, është koha të shmangni depresionin dhe trishtimin e shkaktuar nga këta njerëz ‘toksikë’.

Copyright shije.life / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit