10 fraza që i duhen thënë një mashkulli të pavendosur

Çfarë duhet të bësh nëse ai është i pavendosur? Nuk duhet të presësh, kurrë. Komunikimi, respekti reciprok dhe sinqeriteti janë fondamentalë në një marrëdhënie. Nëse personi me të cilin po dilni tregohet i lëkundur kundrejt jush, apo i pavendosur, atëherë mos e prisni. Nuk është i bindur. Një gazetar i Bolde.com ka krijuar një listë me përgjigje të gatshme për t’i përdorur me një partner të pavendosur. Le të marrim shembull dhe nëse është nevoja, le t’i përdorim.

Nuk më kënaqin rrugët e mesme

Kam nevojë që ti të jesh i sinqertë sepse nëse nuk jemi në të njëjtën faqe, unë nuk do të qëndroj ulur këtu duke pritur që ti të vish. Ose je, ose nuk je, përndryshe mund të vazhdoj përpara me jetën time pa humbur kohë me ty dhe mund të gjej dikë që përmbush standardet e mia. Ndoshta është shumë për ty, por situatat përgjysmë nuk më thonë asgjë.

Koha ime është shumë e çmuar

Nëse je i pasigurt,  pse do më duhet të të pres me shpresën se do ta bësh në të ardhmen? Jo, nuk do ta çoj dëm kohën time të çmuar, e tashmja është një thesar që nuk dua ta sakrifikoj për mirazhin e një lumturie të ardhshme që me shumë mundësi nuk do të vijë kurrë.

Nuk jam aq e dëshpëruar

Pse duhet të pres pikërisht ty? Nuk ke asgjë të veçantë sepse përndryshe do të më kishe zgjedhur. Meritoj dikë që nuk do ta shpërdoronte mundësinë e të më pasurit pranë, nuk jam aq  e dëshpëruar sa të kënaqem me një burrë sit y.

Do të fshij nga Facebook sepse nuk më intereson më asgjë nga ty

Do të thoja se është fëmijënore nëse të fshij nga rrjetet sociale, por e vërteta është se nuk më intereson të shoh ku je dhe çfarë bën. Në momentin që nuk do të rrish me mua, unë shkoj përpara dhe nuk shoh më pas.

Dashuria është diçka e sigurt

Kur do dikë e di dhe pikë. Nuk pyet veten nëse e do vërtet. Nëse do të kishe ndjenja të vërteta për mua, do të bëje gjithçka për të më pasur në jetën tënde. Mjaft u fsheha pas ‘Nuk jam i sigurt’! Poetja amerikane Maya Angelou thoshte: “Dashuria është shumë gjëra, është e ndryshme, por një gjë që dashuria s’mund të jetë kurrë është ‘e pasigurt’”.

Meritoj dikë që e di se ç’do

Ndoshta ende po pyet vete nëse ka diçka të vërtetë mes nesh, por ky është problemi yt. Nuk mund të qëndroj këtu e të pres që ti të vendosësh. Unë meritoj dikë që di se ç’do në jetë dhe jo një person konfuz.

Preferoj të jem e lirë

Vazhdoj të kem ndjesinë se ti nuk ke qëllime serioze me mua, prandaj preferoj të jem single, kështu mund të jem gati dhe e përgatitur për të gjetur personin e duhur për mua.

Prioritet, jo mundësi zgjedhjeje

Duhet të jem prioriteti yt, jo një mundësi zgjedhjeje. Nuk pranoj të jem një nga pesë gratë me të cilat flet në Whatsapp. O jam e vetmja, ose mirupafshim!

O tani, o kurrë

Ndoshta ti ndihesh mirë në një situatë të tillë duke pritur të kuptosh nëse ka diçka të vërtetë mes nesh, por unë jo. Tani ose kurrë. Dhe e di pse? Sepse kam mësuar që njerëzit nuk ndryshojnë. Nëse je një mashkull i pavendosur sot, do të jesh gjithmonë. Nuk do të pres sepse jam një grua e vendosur. Tani ose kurrë!

Nuk e njeh vlerën time

Nuk ka rëndësi se sa pengesa të sjell jeta para, kur e do dikë duhet t’i qëndrosh pranë me çdo kusht. Ndërsa ti humb kohë duke u përpjekur të njohësh vlerat e mia si person. Kështu që adios!

Copyright shije.life / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit