Lista e 12 frutave dhe perimeve me më shumë pesticide

Çdo vit, Environmental Working Group nxjerr një listë të quajtur “Dirty Dozen”, ku pasqyrohen 12 fruta dhe perime që përmbajnë më shumë pesticide. Këtë vit, raporti tregoi se gati 70% e frutave dhe perimeve jo-organike të testuara dolën pozitive me të paktën një lloj pesticidi!

Nëse ju nuk e keni zakon të blini produkte organike, lista “Dirty Dozen” mund t’ju ndihmojë të përcaktoni se cilat ushqime duhet të blini, në mënyrë që të jeni të sigurtë se nuk po konsumoni pesticide të rrezikshme.

Avokadot dhe misri i ëmbël dolën të pastra. Vetëm 1% e mostrave tregoi ndonjë pesticid në përmbajtje. Më shumë se 80% e ananasit, papajave, shpargujve, qepëve dhe lakrave nuk kishin mbetje pesticidesh!

Lista me 12 fruta dhe perime që kanë më shumë pesticide:

Luleshtrydhe

Spinaq

Nektarina

Mollë

Pjeshkë

Dardha

Qershi

Rrush

Selino

Domate

Speca me ngjyra

Patate

Lista e frutave dhe perimeve të pastra:

Misër i ëmbël

Avokado

Ananas

Lakër

Qepë

Bizele

Papaja

Shparguj

Mango

Patëllxhan

Pjepër ’

Kivi

Lulelakër

Grejpfrut

 

/Shije.ilfe